» Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Ndahen grupet e punës pa opozitën, emrat që mbetën jashtë. Sot do diskutohet …

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Ndahen grupet e punës pa opozitën, emrat që mbetën jashtë. Sot do diskutohet …

 Ashtu siç ishte vendosur në mbledhjen e fundit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ka përfunduar procesi i ndarjes së grupeve të punës, që po punojnë në tri drejtime të ndryshime.

 

Sa u përket ndryshimeve që janë kërkuar për t’u bërë në sistemin zgjedhor, grupi i punës është formuar nga deputetët e maxhorancës, Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino, si dhe dy deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi dhe Nimet Musaj.

Grupi tjetër i punës që do të fokusohet në çështjen e financimit të partive politike, do të jetë i përbërë nga socialistet Blerina Gjylameti e Klotilda Ferhati, si dhe dy opozitarët parlamentare, Arben Elezi dhe Ralf Gjoni. Ndërsa grupi i tretë i punës, që do të ketë në fokus të tij votën e emigrantëve, do të përbëhet nga Alket Hyseni dhe Adnor Shameti, si përfaqësues të PSsë dhe Korab Lita me Adriatik Alimadhin, të cilët përfaqësojnë grupet parlamentare të opozitës në Kuvend.

Dy deputetet e vetme anëtare të këtij Komisioni për Reformën Zgjedhore që nuk janë angazhuar në këto grupet e punës, janë Rudina Hajdari dhe Vasilika Hysi. Mësohet se grupet e punës do të kenë një takim konsultues këtë të mërkurë për të diskutuar mbi propozimet e ndryshme që anëtarët mund të kenë. Pas këtij takimi do të ketë një mbledhje të Komisionit të Reformës Zgjedhore ditën e enjte, ku propozimet do të diskutohen në tërësi.

Pika ku Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të ketë debate dhe kundërshti do të jetë çështja e ndryshimit të sistemit. Opozitarët parlamentarë mbeten të palëkundur në qëndrimin e tyre për të zhbërë marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008, ndërsa maxhoranca insiston se një hap i tillë mund të bëhet më vonë, pasi brenda këtij viti duhen mbyllur rekomandimet e OSBE/ ODIHR, që përbëjnë dhe një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave. Mbetet për t’u parë nëse opozita e bshkuar do ulet në tryezën e këtij komisioni.

TRI GRUPET E KOMISIONIT TE REFORMES ZGJEDHORE

PËR SISTEMIN ZGJEDHOR:
Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino
Myslim Murrizi dhe Nimet Musaj
PËR FINANCIMIN E PARTIVE POLITIKE:
Blerina Gjylameti dhe Klotilda Ferhati
Arben Elezi dhe Ralf Gjoni
PËR VOTËN E EMIGRANTËVE:
Alket Hyseni dhe Adnor Shameti
Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi
JASHTË GRUPEVE:
Rudina Hajdari dhe Vasilika Hysi

PANORAMA


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera