» Nxorri emrat e studentëve ngelsa/ Pedagogu i përvishet Iris Luarasit

Nxorri emrat e studentëve ngelsa/ Pedagogu i përvishet Iris Luarasit

Pedagogu dhe eksperti i ekonomisë, Elir Ciko, ka reaguar pas deklaratës së pedagoges, Iris Luarasi, e cila mbrëmjen e djeshme, në një emision televiziv, zbuloi disa emra personazhesh, mjaft të njohur, të cilët i kishte ngelur në provime.

Ciko thekson se me deklaratën e saj pedagogia ka cënuar privatësinë e të tjerëve.

Sipas tij duhen vendosur rregulla të reja loje për të mos cënuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve.

Postimi i plotë:

Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si një person që e quan vehten pedagog mund të bëjë publike, madje me krenari e në emisione televizive, emra personash që i ka ngelur në lëndën e tij/saj, aq më tepër kur këta janë po aq, a në mos edhe më të njohur për publikun.

Kam 16 vite që kam përcjellë breza studentësh e në ato raste kur kam qenë i shtrënguar për të mos i kaluar, jam i sigurt që askush tjetër veç studentit dhe administratës së universitetit nuk është informuar për vlerësimin përkatës.

Nëse normat e etikës është vështirë të funksionojnë, besoj se duhen vendosur rregulla loje për të mos cënuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve.


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera