» Pse nuk po i takojmë dot alienët?/ Ja cilat janë 8 teoritë kryesore

Pse nuk po i takojmë dot alienët?/ Ja cilat janë 8 teoritë kryesore

Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtokësore. Paradoksi Fermi, ngre pyetjen:Nëse ekzistojnë alieanët, ku janë ata? Pse nuk i kemi parë ende? Ndoshta, ata janë

diku, dhe po shtrojnë të njëjtën pyetje si ne. Ka shumë teori, të cilat tentojnë të shpjegojnë mungesën e alienëve. Ja cilat janë më kryesoret:

1. Të gjithë janë në pritje

A mos ndoshta nuk i kemi hasur alienët, pasi ata janë duke pritur, që t’i kontaktojmë ne të parët? A nuk presin shumë nga miqtë tanë, që t’u telefojmë ne të parët? Edhe ne presim, duke përdorur teleskopët, duke vëzhguar hapësirën, dhe jemi në pritje edhe të një sinjali nga një jashtëtokësor. Por ndoshta nuk po dërgojmë sa duhet në hapësirë sinjalet tona.

2. Ata tashmë janë këtu

Shumë njerëz, besojnë se alienët ndodhen tashmë në Tokë. Ka shumë histori të rrëmbimeve aliene, të cilat janë mbuluar nga qeveritë. Kjo shpjegon edhe faktin, pse nuk po shohim ndonjë alien vërdallë. Kjo teori pretendon se alieanët janë mes nesh të maskuar, ose në ndonjë laborator si subjekte të eksperimenteve të ndryshme. Ndërkohë, ata mund të jenë vizitorë të rregullt që këshillojnë ushtrinë dhe udhëheqësit tanë për politikën ose luftën.

3. Ata dëshirojnë vetëm të na vëzhgojnë

Alienët mund të jenë duke na vëzhguar si qenie të egra, apo si forma interesante të jetës që janë argëtuese për ta. Ndoshta ata nuk duan të kontaktojnë me ne, pasi kjo do të ndryshonte sjelljen tonë të natyrshme. Është njëlloj sikur të shohim përmes xhamit një tiger në një kopsht zoologjik, dhe të kënaqemi me faktin që mund ta shohim, por nga ana tjetër jemi të sigurtë nga një kontakt i mundshëm më të.

4. Teoria e Pyllit të Errët

Meqë në garaltikën tonë ka 200 miliardë yje, ka shumë gjasa që të ekzistojnë shumë forma jete, që janë thjesht shumë të kujdesshme ndaj njëra-tjetrës. Nga ana tjetër, mund të jetë tejet e rrezikshme të kontaktohet me civilizime të tjera, veçanërisht ato më të avancuara se ne.

LEXO EDHE:  Shpenzoi një miliardë dollarë/ Ja cili është projekti i ri i NASA-s

Ndërkohë, mendoni pak për veprimet tona në këtë planet, luftërat, uria dhe gjenocidet. Jashtëtokësorët kanë pra shumë arsye për të na shmangur. Një gjë është e sigurtë:nëse ata janë atje, ne nuk po përpiqemi që t’i fshihemi.

5. Po kërkojmë në drejtimin e gabuar

Ne nuk i kemi gjetur ende, pasi po kërkojmë në rajonin e gabuar të hapësirës. Nëse po dërgojmë sinjale në zonën e gabuar, jashtëtokësorët nuk do ta dëgjojnë atë, ose nëse kërkojmë sinjale në zonën e gabuar, nuk do t’i gjejmë ata. Hapësira është shumë e madhe, ndaj ka shumë gjasa që ta kemi humbur njëri-tjetrin.

6. Po kërkojmë prej vetëm pak kohësh

Ne po i kërkojmë intensivisht alienët prej 60 vjetësh. Duke pasur parasysh kohën e universit, kjo nuk është aspak e gjatë. Kjo pasi radio-teleskopi, është shpikur vetëm para rreth 80 vjetësh. Pra, na mbetet të vazhdojmë të përpiqemi akoma, për të pasur shansin e një kontakti.

7. Ata po na shmangin qëllimisht

Nëse shumica e qytetërimeve aliene janë më të përparuara se ne, ata mund të na shohin si indigjenë, ashtu si disa nga ne i shohin të tjerët këtu në Tokë. Midis jashtëtokësorëve, mund të ketë një pakt, për të mos ndërhyjë në zhvillimin tonë. Ndërkohë, teknologjia jonë mund të jetë shumë e prapambetur nga ajo e alienëve.

8. Ne mund të jemi të vetëm në Univers

Ndër 40 miliardë planetët e banueshëm, dhe që kanë përmasa tokësore në Univers, ne mund të jemi të vetmet qënie inteligjente. Ndërkohë ka edhe teori të tjera. Kështu, njëra prej tyre pretendon se ne jetojmë një simulim, jemi një lloj matrice, dhe gjithçka që shohim nuk është aspak e vërtetë. Ose ndoshta jemi në ëndërr. Po kush po ëndërron për ne? Ndoshta nuk do ta dimë kurrë me siguri, por deri atëherë, mund të vazhdojmë të vrasim mendjen mbi të vërtetën e universit tonë


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera