» “Ato gratë dhe motrat ku t’i keni”, ministrja e Shëndetësisë shkarkon nga detyra bashkëshortin e zv.ministres: I patolerueshëm reagimi i tij

“Ato gratë dhe motrat ku t’i keni”, ministrja e Shëndetësisë shkarkon nga detyra bashkëshortin e zv.ministres: I patolerueshëm reagimi i tij

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra Aurel Voden, drejtor në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor, pas reagimeve ofenduese të bera në profilin e tij në Facebook, teksa mes te tjerash shante “Ato gratë dhe motrat ku ti keni”. 

voda

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë”- shkruan sot ministrja Manastirliu ne llogarine e saj ne Twitter.

Sipas saj, “Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”.

Reagimi i Manastirliut 

1

Kujtojme se Aurel Voda, eshte bashkëshorti i zv.ministres të Brendshme Rovena Voda. Edhe me pare ai nuk e ka kursyer fjalorin e padenje, teksa ne faqen e tij ne Facebook, shperthente me fyerje, edhe ne pergjigje te komenteve.

Keshtu poshte nje lajmi qe kishte bere share ne profilin e tij per ceshtjen e negociatave per te cilat fliste kreu i LZHK-se, ka komentuar ” na plasi k*ri”.

1

 

Duket se postimi qe mbushi kupen ishte pikerisht ky:

“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni”.

2

1


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera