» Pas komenteve banale në rrjetet sociale/ Manastirliu shkarkon burrin e zv-ministres

Pas komenteve banale në rrjetet sociale/ Manastirliu shkarkon burrin e zv-ministres

Pas një komenti banal të publikuar fillimisht nga Dosja.al pak ditë më parë,  të cilat u pasuan nga shumë të tjera, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra Aurel Vodën, bashkëshortin e  zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës .

Manastirliu në një postim në Twitter shprehet se Voda ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.

Fjalori banal i Aurel Vodës:

Dosja.al ishte para e cila  vuri në dukje se Aurel Voda, i cili mbante postin e drejtorit të Fondin të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor fliste me një fjalor banal në rrjetet sociale. Komenti i parë i tij në Facebook, i cili më pas u bë viral në rrjet ishte ai për negociatat, ku u shpreh se nuk i plaste k*** .

Por nuk u ndal me kaq. Pas dështimit të procesit të negociatave,  Aurel Voda ia nxori gjithë inatin presidentit të Francës Emmanuel Macron. “Në tëçkë të sëçkës Macron!,”-shkruante Voda në një nga grupet e shumta të hapur në Facebook në emër të kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse rrjeti vlonte për të,  dy ditë më vonë Voda, po në rrjetet sociale reagoi sërish. Këtë herë iu ktheu një përgjigje portaleve për komentin e tij “më plasi k***”. “Dua ndërkohë të qetësoj shpirtin e trazuar të syçkës, se folja ‘plasi” është thënë për protestat e opozitës dhe jo për negociatat, që ata i duan shumë.”, u shpreh ai ndër të tjera.

Një nga komentet e tij më pikante ishte edhe sharja me ‘libër shpie’ ndaj gazetarëve.  Ndër rreshta, me një gjuhë rruge dhe krejtësisht të patolerueshme, një ditë më parë bashkëshorti i zv/ministres ‘shfryu’ inatin e tij teksa shkruan se gazetarët që i kanë prishur gjakun këto ditë janë ‘qelbanikë’. “Iu shkër*ej tan ropt, gratë e motrat ku t’i keni”, u shpreh ndër të tjera ai.

Por nuk u kursye asnjëherë edhe për shqiptarët. Në komentet e tij të fundit me qytetarët ai përdor sërish një fjalor banal.


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera