» Gjobitet djali i Ramë Gecit?! Veliaj i publikon bishën 500 mijë euroshe ish-të dashurit të Françeska Jaçes: Na liro rrugën (Foto)

Gjobitet djali i Ramë Gecit?! Veliaj i publikon bishën 500 mijë euroshe ish-të dashurit të Françeska Jaçes: Na liro rrugën (Foto)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me publikimin e makinave luksoze të cilat gjobiten për parkim të gabuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj ka publikuar foton e një makine super lukzose, të llojit “Rolls Royce Ghost”.

Foto e publikuar nga Veliaj

“E ça se ke Rolls Royce?  #LironiKorsite”- shkruan Veliaj krahas fotos ku shihet bisha lukzose, identike me atë që përdor djali i biznesmenit Ramë Geci, Andi, i njohur edhe si ish- i dashuri i Françeska Jaçes.

Gjithsesi nuk dimë të themi nëse bëhet fjalë për të njëjtën makinë, pasi kryebashkiaku ia ka mbuluar targën makinës që ka gjobitur.

Andi Geci, djali i biznesmenit të fuqishëm në Shqipëri që është edhe pronari i hoteli 15-katësh “Tirana International Hotel”, njihet për jetë e luksit që bën.

Vetëm para pak muajve ai mori në përdorim makinën e llojit Rolls Royce Ghost, seria 2, extended wheel base (versionin 6 metrat i gjatë) dhe me një motor 6.6 L v12, një automjet i cili kushton plot 500 mijë euro.

360grade.al

farma
KM: “Ju dhunoj me Policinë time! Se për ju s’më rruhet!” Dhe ku gabojnë gazetarët shqiptarë!



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera