» “E rëndë gjysmë miliardë euro …”/ Albin Kurti “nis luftën” ndaj oligarkëve në Kosovë. E përmend me emër dhe masat që do të ndërmarrë ndaj tij

“E rëndë gjysmë miliardë euro …”/ Albin Kurti “nis luftën” ndaj oligarkëve në Kosovë. E përmend me emër dhe masat që do të ndërmarrë ndaj tij

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka folur publikisht kundër atë konsiderohen oligarkë në Kosovë, si familja Devolli. Sipas Kurtit, Devollët kontrollojnë edhe doganat e Kosovës dhe sipas tij, ata do të goditen së shpejti.

 

Devollët kanë marrë me koncesion edhe kontrollin e automjeteve që hyjnë në Kosovë, pra edhe për automjetet e reja, koncesion i denoncuar publikisht edhe nga ambasada amerikane në Prishtinë.

Në Gjermani ekziston një ligj prej më shumë se një dekade i cili obligon të gjitha bizneset që të zbulojnë origjinën e kapitalit të tyre përballë çdo investimi dhe prokurorimi. Ne në Kosovë nuk e kemi këtë gjë. Evazioni fiskal merr fund me ne. 1/3 e biznesit në Kosovë është jashtë ligjit.

Për pjesën pajustifikueshme do të ketë dhe duhet të ketë konfiskim. Tashmë kemi një korporatë në Kosovë, kjo është Devolli. Kjo korporatë thuhet se është e rëndë gjysmë miliardë euro. Ata kanë edhe doganat e Kosovës.

Ku midis depove të tyre dhe doganave të Kosovës nuk ekziston asnjë depo. A e dini që kur një bashkatdhetar i joni i vjen një Mercedes Benz, kontrolli i këtij duhet të kalojë fillimisht te këta. Pra gjermanët dështojnë por Devolli nuk dështon. Kjo do marrë fund njëherë e mirë”, tha Kurti.

 


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera