» Atalanta u “shkërmoq” nga Siti, ja nota për Berat Gjimshitin

Atalanta u “shkërmoq” nga Siti, ja nota për Berat Gjimshitin

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte titullar për Atalantën mbrëmjen e sotme në Champions League, në transfertën ndaj Mançester Sitit, të humbur me shifrat 5-1.

Në një mbrëmje ku i gjithë reparti i mbrojtjes nuk ishte në një ditë të mirë, edhe Gjimshiti nuk i shpëton një vlerësimi negativ. Sipas “calciomercato”, ai vlerësohet me notën 5.5, ndërkohë tek goli i barazimit, është Aguero që i shpëton.

gjimshiti siti

“Mbyll mirë Sterling në disa raste, dhe ia merr topin Fodenit pa bërë faull. Por, nuk e ka idenë si të ndalojë Agueron në golin e barazimit, me argjentinasin që e parakalon dhe shënon.” – shkruhet në komentin për shqiptarin./panoramasport


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera