» Rasti i Alvinit në kampin sirian, Berisha: I braktisur nga një grusht gangsterësh që mbajnë pushtetin

Rasti i Alvinit në kampin sirian, Berisha: I braktisur nga një grusht gangsterësh që mbajnë pushtetin

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se të gjithë vendet i kanë tërhequr qytetarët e tyre nga kampet siriane.

Berisha përmendi Kosovën, madje tha se SHBA 3 muaj para i ka thënë të gjitha vendeve Europiane të marrin gratë dhe fëmijët nga kampet.

“E kam ndjekur me vëmendje, është më i braktisuri fëmijë që mund të dihet, i braktisur nga pamundësia e babait që nuk është i zoti të shkojë atje, i braktisur nga një grusht gangsterësh që mbajnë pushtetin.

I kam ndjekur mbrëmë të dy zv/ministrat. Ka dinamikë thoshin. Në një kohë kur Kosova i ka marrë dy muaj para.

Shumica e vendeve i kanë marrë. Kur SHBA-të tre muaj para i kanë bërë thirrje vendeve Europiane urdhëroni merrni fëmijët dhe gratë nga kampet, edhe burrat që janë aty”, tha ai.

360grade.al

farma
KM: “Ju dhunoj me Policinë time! Se për ju s’më rruhet!” Dhe ku gabojnë gazetarët shqiptarë!



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera