» Parlamenti britanik voton kundër planit për përshpejtimin e Brexit-it

Parlamenti britanik voton kundër planit për përshpejtimin e Brexit-it

Kryeministri Boris Johnson tha të martën se qeveria do ta tërheqë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian për Brexit-in derisa blloku të vendosë nëse do të ofrojë një shtyrje të datës së planifikuar për shkëputjen e Britanisë, 31 tetorit.

Duke folur pas vendimit të parlamentit për t’i hedhur poshtë planet e qeverisë për ta përshpejtuar miratimin e legjislacionit deri të enjten e javës që vjen, zoti Johnson tha se “BE-ja tashmë duhet të ndajë mendjen se si do t’i përgjigjet kërkesës së parlamentit britanik për shtyrje të datës”.

“Do të bisedoj me vendet anëtare të BE-së dhe derisa ata të marrin një vendim ne do ta ndalim procesin e miratimit të ligjit. Më lejoni të jem i qartë, ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin se nuk duhet të ketë vonesa në këtë drejtim”, tha ai.

Fillimisht u duk sikur Kryeministri britanik Boris Johnson kaloi një pengesë të martën kur ligjvënësit miratuan në parim projektligjin e tij për largimin e vendit nga Bashkimin Evropian. Por një votim tjetër i parlamentit po të martën në mbrëmje mbi një afat të përshpejtuar mbi shkëputjen i prishi planet e tij për ta larguar Britaninë nga blloku më 31 tetor./VOA


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera