» Isuf Kalo: Në ‘Bllok’ rrinte pezull frika, të gjithë mund të spiunonin njëri-tjetrin

Isuf Kalo: Në ‘Bllok’ rrinte pezull frika, të gjithë mund të spiunonin njëri-tjetrin

Ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Blloku ishte një vend i mirë, dukej si oaz, kishte vila të bukura, mirëpo bashkë me bukurinë, në të ekzistonte frika gjatë gjithë kohës.

Kalo shpjegon se frika rrinte pezull, për shkak se të gjithë kishin frikë nga njëri-tjetri, se mos spiunonin. Ai shprehet se kishte familje që kishin shkuar gjithë gëzim në atë rezidencë që quhet Bllok, por se më pas kishin hipur në një kamion e kishin përfunduar keq.

Isuf Kalo: Në Bllok jetonin bllokmen, persona që kishin tagër të rrinë aty. Një pjesë e liderëve ishin jashtë bllokut. Haxhi Lleshi, Adil Çarçani etj. nuk jetonin në Bllok, por ishin bllokmen, pra kishin të njëjtën mendësi, ishin bllokmen ata, ishin bllokmen familjarët. Kishte një armatë njerëzish që iu shërbenin bllokmenëve, kishte shoferë, kishte mjekë, shërbëtorë, badigardë etj. Blloku kishte shërbime nga më të ndryshmet.

Kishte bllokmen të vjetër ishin Enver Hoxha, Beqir Balluku etj që kishin status të lartë, të sovjetizuar, por kishte edhe të proletarizuar. Unë nuk jam përzier fare në çështje politike e ideologjike. Unë kam jetuar në vite aty dhe nuk jam përfshirë fare në politikë. Nga ana strukturore ishte si oaz, ishte si parajsë, por nga ana tjetër ishte një territor ku dukesh se rrinte pezull frika. Kishte droje se mos bëje zhurmë, sepse ishte i madhi aty, nuk mund të bëhej dot zhurmë te shtëpitë e atyre që ishin funksionarë të lartë. Në Bllok më shumë dëgjoheshin gjinkalla. Kishte familje që kishin ardhur shumë mirë dhe ishin përfunduar kushedi në makinë. Ishte një territor ku të gjithë frikësoheshin nga njëri-tjetrin, të gjithë mund të spiunonin njëri-tjetrin. Ishte bukur, por nuk ia vlente të jetosh.


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera