» Rritja e çmimit të biletave të metrove në Kili, 13 të vdekur në demonstratat e dhunshme

Rritja e çmimit të biletave të metrove në Kili, 13 të vdekur në demonstratat e dhunshme

Numri i të vdekurve në Kili është rritur në 13 si pasojë e demonstratave të dhunshme kundër rritjes së çmimit të metrosë, njoftojnë mediat botërore.

Shumica e vdekjeve u shkaktuan gjatë plaçkitjeve të së dielës kur dyqaneve iu vu zjarri.

Qeveria kiliane të shtunën shpalli gjendje të jashtëzakonshme 15 ditore, duke e shtrirë atë më vonë nga veriu në jug.

Përveç rajonit metropolitan, Santiago demonstratat janë zgjeruar edhe në Valparaiso, Concepcion, Rancagua, Coquimbo dhe La Serena, dhe Antofagasta.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera u bëri thirrje kilianëve të bashkohen kundër dhunës.

360grade.al

farma
KM: “Ju dhunoj me Policinë time! Se për ju s’më rruhet!” Dhe ku gabojnë gazetarët shqiptarë!



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera