» Nistelrooy: Ronaldo, Iniesta, Salah, Mbappe e Hazard së bashku s’bëjnë sa Messi

Nistelrooy: Ronaldo, Iniesta, Salah, Mbappe e Hazard së bashku s’bëjnë sa Messi

Askush nuk mund t’i afrohet nivelit të lojës së Lionel Messit, i cili duket si futbollist i videolojës Playstation, sipas ish-sulmuesit të Holandës dhe Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.

Nistelrooy, i cili ka luajtur për Manchester United dhe Real Madrid gjatë karrierës së tij të bujshme, vlerëson se superylli i Barcelonës dhe Argjentinës është lojtari më i kompletuar në sportin e futbollit, raporton Gazeta Express.

Duke folur për mediat holandeze, Nistelrooy – i cili ka luajtur përkrah Cristiano Ronaldos gjatë kohës së tyre në Manchester United – e ka quajtur Messin futbollistin më të mirë në histori të futbollit.

“Askush s’i afrohet Messit”, tha Nistelrooy.

“Ma thoni kush? Cristiano Ronaldo është golashënues, Andres Iniesta është truri, Mohamed Salah, Sadio Mane, Eden Hazard dhe Kylian Mbappe janë lojtarë të shkëlqyer, por Messi i vetëm është sa gjithë ata”, shtoi ai.

“Asnjë lojtar nuk është në nivelin e tij, ai duket si lojtar i Playstation”, theksoi holandezi./express


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera