» Luhet “Superclasico”, masa sigurie të jashtëzakonshme për Boca-River!

Luhet “Superclasico”, masa sigurie të jashtëzakonshme për Boca-River!

Emocionet e “Superclasicos” do të rikthehen përsëri sonte pas mesnate, ku Boca Juniors do të presë në “Bombonera” rivalët e përjetshëm të Riverit.

Bileta e finales së Copa Libertadores është në lojë, me Riverin dukshëm të favorizuar, pas triumfit të dy javëve më parë me shifrat 2-0. Boca do të tentojë përmbysjen e madhe, ku dhe do të ketë mbështetjen e madhe të publikut.

Ajo që bie më së shumti në sy në kuadër të supersfidës, janë masat e sigurisë, ku këtë herë duket se asgjë nuk do t’i lihet rastësisë. Kujtojmë, që në edicionin e kaluar, finalja e kthimit të Copa Libertadores, mes Boca Juniors e River Plate, u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, pasi pati trazira nga tifozët.

Kështu, këtë herë masat janë jashtëzakonisht të rrepta, ku do të jenë rreth 3000 policë të gatshëm, si dhe dy helikopterë. Mitiku “Bombonera” ka një kapacitet prej 49 mijë vendesh, ku normalisht asnjë stol nuk do të jetë bosh, me Bocan që do të tentojë hakmarrjen për trofeun e humbur një vit më parë.


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera