» Modric, i pari fitues në fuqi që nuk kandidohet për Topin e Artë

Modric, i pari fitues në fuqi që nuk kandidohet për Topin e Artë

Lista e madhe me 30 kandidatët për fitimin e Topit të Artë, ku mungon Luka Modric, solli edhe një precedent negativ.

Për herë të parë në histori, prej sistemit të nominimeve, në garën për trofeun prestigjoz individual mungon fituesi në fuqi.

Situata me yllin kroat është një reflektim i momentit negativ të Realit të Madridit. Nga skuadra mbretërore në garë janë Benzema dhe Hazard, me këtë të fundit që është përballur me shumë probleme në Spanjë dhe është përfshirë në listë nga paraqitjet e edicionit të kaluar me Chelsea.


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera