» Lajmi i keq për “Bayernin”, Niklas Sule mbyll sezonin

Lajmi i keq për “Bayernin”, Niklas Sule mbyll sezonin

Niklas Sule, qendërmbrojtësi i “Bayern Munchen” ka mbyllur zyrtarisht sezonin. Futbollisti gjermanë u dëmtua të shtunën e shkuar, 19 tetor, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Budensligës, në transfertë ndaj “Augsburg”.

Mbrojtësi 24-vjeçar iu nënshtrua ditën e sotme një operacioni, ndërsa afatet e rikuperimit pritet të jenë shumë të gjata dhe përveç se ka humbur sezonin me “Bayernin”. Por për fatin e tij të keq, Niklas Sule me shumë gjasë do të humbë edhe Kampionatin Europian.

“Niklas duhet ta harrojë Kampionatin Europian. Nuk ka kuptim që vetëm pak kohë pas operacionit të luajë në këtë event. Duhet të përqendrohet te rikuperimi i plot për sezonin e ardhshëm”, tha Hones, duke i çuar një sinjal dëshpërues trajnerit të Gjermanisë, Joakim Low.

Niklas Sule është 24 vjeç, 195 centimetër i gjatë dhe luan me “Bayern Munchen’ që prej korrikut të vitit 2017. Kontrata e tij skadon në qershor 2022. Vlera e tij në merkato llogaritet 60 milionë euro. Ai u transferuar te “Bayern” para dy sezoneve për shifrën e 25 milionë eurove, të cilat u arkëtuan nga skuadra që mbante pronësinë, “Hoffenheim”.  Këtë sezon mbrojtësi kombëtares gjermane ka grumbulluar 12 ndeshej dhe ka shënuar dhe një gol në Kampionatin gjermanë.


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera