» Fotot/ Martohet stërnipi i Napoleonit me stërmbesën e gruas së tij, në një dasëm perandorake  … rastësia historike që bën për të qeshur

Fotot/ Martohet stërnipi i Napoleonit me stërmbesën e gruas së tij, në një dasëm perandorake  … rastësia historike që bën për të qeshur

Ai, Jean-Christophe Napoleon, krenohet me të parët e tij dhe më shumë me Perandorin e Francës, ndërsa ajo Olympia Von Arco-Zinneberg, me  Maria Luisën e Austrisë. Dhe porsi ata, u martuan. Por “vetëm” për dashuri. Me një ceremoni ëndrrash në prani të “kokave” të kurorëzuara të oborreve të gjysmës së Evropës. Dhe një unazë marramendëse …

Jean-Christophe Napoleon dhe Olympia Von Arco-Zinneberg, një dasëm ëndërash në Paris: në katedralen e Les Invalides, stërnipi i Napoleon Bonaparte dhe stërmbesa e Maria Luisës së Austrisë thanë “PO” të shtunën 19 Tetor me një ceremoni princërore, me të vërtetë perandorake. Në prani të kokave të kurorëzuara nga e gjithë Evropa. Duke filluar me Princeshën Beatrice të York-ut, me burrin e saj të ardhshëm Edoardo Mapelli Mozzi

“Rastësia historike që bën për të qeshur” – Napoleoni dhe Maria Luisa u martuan në vitin 1810 për ti siguruaruar Francës një aleat në luftën kundër Britanisë së Madhe dhe Rusisë, por dhe për t’i dhënë fund konfliktit midis dy vendeve. Dhe tani, pasardhësit e tyre – princi dhe kontesha – bashkohen në një martesë, si në një përrallë : Familja e dikurshme perandorake e Francës dhe Familja  e Habsburgëve janë bashkuar edhe një herë … por “vetëm” falë dashurisë. “Kur takova Olimpian humba në sytë e saj dhe jo në pemën e saj gjenealogjike (familjare),” i tha Jean-Cristophe revistës Times. “Më vonë, kur kuptuam rastësinë historike, ne qeshëm. Është një histori dashurie dhe jo referencë për historinë ”.

Image result for napoleon marie louise

Image result for napoleon marie louise

 

Unaza marramendëse – Dhëndri 33-vjeçar është diplomuar në ekonomi në universitetin e famshëm të Harvardit dhe punon në Londër për grupin financiar Blackstone. Nusja 31-vjeçare, e lindur në Mynih dhe rritur në New York, e takoi atë në Yale gjatë studimeve të saj në shkencat politike. Propozimi për martesë erdhi gjatë një pushimi në shtëpinë e gjyshërve në Prangins, Zvicër, gjatë një shëtitje romantike nën dëborë në një pyll afër liqenit të Gjenevës. Me një unazë të veçantë fejesë, të vlerësuar në rreth një milion euro: ajo ka një diamant prej 40 karatësh të marrë nga kurora e perëndoreshës Eugenia, gruaja e Napoleonit të III – të.

 

Beatrice e Anglisë përgatit dasmën – Me një “kurrikulum” të kësaj lartësie, “PO – ja” e çiftit mund të festohej vetëm midis kokave të kurorëzuara të gjysmës së Evropës. Në fakt, midis mysafirëve mbretëror ka princa, dukë, e grandukë – nga Hannoveri, Nassau, Austria, nga Belgjika, nga Dukati i Madh i Luksemburgut, nga Lihtenshtajni. Dhe ajo që përfaqëson Familjen mbretërore angleze është Beatrice e Yorkut me të dashurin e saj Edoardo Mapelli Mozzi. Tani u takon atyre: Në vitin 2020 është dasma mbretërore./Përshtati 360grade.al

 

 


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera