» Nikollë Lesi: Opozitë, ku je? Kryeministri Rama nuk rrëzohet me facebook!

Nikollë Lesi: Opozitë, ku je? Kryeministri Rama nuk rrëzohet me facebook!

Kryeministri Rama nuk po jep shenja se do të shkojë në zgjedhje, ndonëse deri dje kishte shpresa, por edhe informacione se kupola e PS-së po përgatitej për zgjedhje të parakohshme brenda këtij viti. Me sa duket kryeministri pasi është konsultuar me 7 oligarkët e vendit ka ndryshuar mendim dhe ka folur sot me ironi e tallje për Lulzim Bashën, duke thënë se nuk do ketë zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë opozita duhej ti drejtohej popullit për protestë për ta detyruar kryeministrin Rama, të paktën të vepronte si kryeministri maqedonas, Zaev, i cili shpalli zgjedhjet e parakohshme për me datë 12 prill 2020. Por jo ! Filluan lojën e Ramës me facebook, ku duhet pranuar se Edi Rama është shumë lart në këtë fushë.

Opozita duhej të kishte dalë sonte, pra e hënë datë 21 tetor 2019, me vendim për të thirrur popullin në skenë. Protestat e opozitës kanë qenë madhështore e herë-herë radikale, por e kanë krijuar një mediatizim botëror për regjimin e Edi Ramës. Tani kur as negociatat nuk u hapën me BE e ku faji nuk është i presidentit francez, por pikërisht qeveria shqiptare, opozita duhej të dilte me vendim.

Dhe vendimi i tyre duhej të ishte populli në rrugë.

Por jo, vazhdon loja e facebook-ut, ku siç thamë Edi Rama i palos në “duelin” e facebook.


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera