» Fotot- Nusja e morri vesh vetëm një ditë para /Ronn Moss, “Rixh” i Beautiful, rimartohet me një dasëm ala – italiane

Fotot- Nusja e morri vesh vetëm një ditë para /Ronn Moss, “Rixh” i Beautiful, rimartohet me një dasëm ala – italiane

“Unë  organizova gjithçka në fshehtësi”, thotë aktori ekskluzivisht për të përjavshmen Oggi. ” Isha në Kalabri në turne dhe vendosa se ai ishte vendi i përsosur për të thënë “po” përsëri.” Nusja, që e morri vesh vetëm një ditë më parë, kishte veshur një fustan të bardhë të zgjedhur prej tij

 

Ronn Moss, 67 vjeç dhe gruaja e tij Devin, 56 vjeç, u rimartuan në Roccella Jonica, Reggio Calabri. Dhe ishte Ron që zgjodhi fustanin e dasmës.

“Italia – Shtëpia jonë e dytë” – Italinë e ka në zemr, Ronn Moss. Dhe në fakt, aktori dhe muzikanti i famshëm amerikan, i njohur si “Ridge” i telenovelës më të suksesshme botërore Beautiful , vendosi të festojë 10 vjetorin e martesës së tij me gruan e tij dhe ish modelen amerikane Devin Devasquez, të dy kanë 15 vite në shoqërinë e njëri- tjetrit. Më 28 shtator, pas një koncerti në Roccella Jonica, si pjesë e turneut të tij muzikor” USA meet Italy”, ai befasoi gruan e tij me një ceremoni të krijuar posaçërisht për t’i kërkuar asaj që të rinovojnë premtimet e martesës: «Më erdhi kjo ide sapo mësova për këtë datë në Kalabri, sepse përkoi me përvjetorin tonë; ne tani e konsiderojmë Italinë shtëpinë tonë të dytë. Ne kemi kaluar gjashtë muajt e fundit këtu dhe kjo rastësi dukej e përsosur për t’u rimartuar “.

Image result for ronn moss si risposa

Nusja e morri vesh vetëm një ditë para – Një moment i rëndësishëm profesional për Moss, i cili kohët e fundit filloi të filmojë një film të ri në Itali (Një udhëtim surprizë, një komedi romantike), dhe vendosi ta zgjasë deri në mes të tetorit turneun e tij . Dhe a ka mundësi më të mirë për  të bashkuar punën me kënaqësinë? «Ishte një ceremoni intime, e rezervuar për miq të ngushtë dhe u celebrua nga një mike në ambientet e bukura të Hotel Parco dei Principi në Roccella Jonica. U prekëm vërtet kur shkëmbyem premtimet. Na dukej sikur ktheheshim pas në kohë: 10 vjet së bashku kanë fluturuar vërtet”, thotë aktori për revistën Oggi. Një ceremoni për të cilën Devin e morri vesh vetëm një ditë më parë (burri i saj zgjodhi edhe fustanin ), por e organizuar në detaje sipas shijeve të nuses. Ngjyra e livandos është ngjyra mbizotëruese, e preferuara e saj. Moss kishte përgatitur gjithçka me ndihmën e ekspertëve, siç është planifikuesi i dasmave, Daniela Corti, në bashkëpunim me Bros Group Italia. Një festë elegante në stilin amerikan, e ndjekur nga një darkë me bazë peshku, pjatat tradicionale italiane, pas të cilave Moss është I dashuruar,  e shoqëruar nga verërat toscane dhe puglieze, për të cilat është ekspert.

Por pse të rinovosh premtimet martesore? Një zgjedhje që bëjnë vetëm disa njerëz, madje edhe mes VIP-ve. “Unë jam i dashuruar me gabimet e gruas time: ajo më plotëson me mangësitë dhe papërsosmëritë e saj”. Në fakt, Moss ka deklaruar në disa raste se si dashuria me Devasquez po shkon shumë mirë, edhe për shkak të pasioneve që i bashkojnë ata. “Ne të dy jemi të apasionuar të kinemasë. Në fakt, tani ajo është pranë meje gjatë xhirimeve të filmit që jam duke bërë në Puglia, në të cilin jam protagonist. Devin më mbështet dhe gjithmonë më ndjek, madje edhe në turneun tim muzikor ». Një çift që ka alkimi dhe projekte të reja. «Ne gjithmonë udhëtojmë për punë dhe për këtë arsye kalojmë shumë kohë së bashku. Kjo na lejon të krahasojmë dhe zhvillojmë projektet tona”. Projektet që kanë një pasion të përbashkët për Italinë: “Kohët e fundit i jam kushtuar verës italiane të cilën e  prodhoj: “Primitivo di Manduria” që mban firmën time”, thotë Moss me krenari./Përshtati 360grade.al

cast_beautiful_645.jpg

 


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera