» “I nderuar Zoti Kryeministër ky parlament duhet të shkrihet”

“I nderuar Zoti Kryeministër ky parlament duhet të shkrihet”

Fjalimi me gafa të tmerrshme i deputetes Majlinda Halilaj, ka shkaktuar reagime në mbarë Shqipërinë dhe është komentuar shumë.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo tha se duhet reaguar ndaj kësaj situate.

Ai u shpreh se një nga format e reagimit është dërgimi i një letre kryeministrit Edi Rama, ku  i kërkohet shkrirja e Parlamentit, pasi sipas tij nuk ka asnjë arsye për të vazhduar punën.

Pedagogu Kristo shtoi se sa herë që deputetët ngrenë dhe ulin kartonat në Kuvend, Shqipëria kthehet një shekull mbrapa.

Erion Kristo: “Mund ti shkruash kryeministrit edhe një fjali shumë të thjeshtë: I nderuar Zoti Kryeministër ky parlament duhet të shkrihet. Thjesht fare. Ky Parlament nuk ka asnjë arsye për të vazhduar punën e vet. Dhe ky Parlament nuk përfaqëson asgjë. As ata në mazhorancë, as ata në opozitë nuk përfaqësojnë asgjë, absolutisht asgjë. 

Ne shajmë opozitën e re, por nuk janë më të mirë deputetët e mazhorancës. Nuk janë më të mirë ata. Janë me keq sepse vazhdojnë të ngrenë kartonat. Gjithë ky Parlament, gjithë kjo vendimmarrje e madhe për shqiptarët ne na largon nga Evropa. Çdo sekondë që ata ngrenë dhe ulin kartonat, çdo sekondë që flasin është një shekull më mbrapa Shqipëria.”


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera