» Opinioni zyrtar i “Venecias”, Dervishaj: Në asnjë paragraf nuk përmendet termi shkelje e Kushtetutës

Opinioni zyrtar i “Venecias”, Dervishaj: Në asnjë paragraf nuk përmendet termi shkelje e Kushtetutës

Këshilltari Ligjor i Presidentiti Bledar Dervishaj vlerëson raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën e mazhorancës se kreu i shtetit shkeli kushtetutën me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Në këndvështrimin e tij Dervishaj thotë se në asnjë paragraf nuk përmendet termi shkelje e kushtetutës nga ana e presidentit as në nivelin e ulët, as të rëndë.

Në asnjë paragraf nuk përmendet termi shkelje e kushtetutës nga ana e Presidentit, as në nivelin e ulët, as të rëndë. Edhe konstatimi i tejkalimit të kompetencave u hoq në draftin përfundimtar.

Është praktikë pune që ekspertët pasi mbledhin faktet nga çdo institucion hartojnë një raport.

Kërkesa erdhi për një ndihmë imediate. Ky opinion u kërkua me procedurë të përshpejtuar. Ata pranojnë që faktet nuk përbëjnë kusht”.

Sipas tij  interpretimi përfundimtar i mbetet Gjykatës kushtetuese.

“Jurisprudenca jonë kushtetuese thotë që interpretimi përfundimtar i mbetet Gjykatës kushtetuese. kemi të bëjmë me një konflikt institucional kompetencash. Komisioni i Venecias është opinion këshillimor”.

I pyetur për vlefshmërinë e 30 qershorit Dervishaj shprehet se i takon gjykatës kushtetuese të vendosë, por mungesa e saj është një nga shkaqet e krizës.

“Vlefshmëria e 30 qershorit, Komisioni i Venecias është treguar i kujdesshëm për këtë se ka dhe në fakt një kërkesë të depozituar për antikushtuetshmërinë e zgjedhjve dhe për fatin e  tyre do shprehet Gjykata Kushtetuese edhe mungesa e Gjykata Kushtetuese ishte një nga shkaqet e krizës. Kodi Zgjedhor nuk parashikon zgjedhje me një kandidat”. /abcnews.al


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera