» Zbulohet tema te Zheji: Albin Kurti – Vjosa Osmani. Frika e Tiranës zyrtare?!

Zbulohet tema te Zheji: Albin Kurti – Vjosa Osmani. Frika e Tiranës zyrtare?!

“Albin Kurti – Vjosa Osmani. Frika e Tiranës zyrtare?!”, është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oranews, portalin 360grade.al, Facebook-un e portalit 360grade dhe Youtube.

Fitorja e Albin Kurtit, ka krijuar një tërmet politik të nëndheshëm në Tiranën zyrtare, që dukshëm ka aktivizuar mjaft mekanizma përbaltës për personin e tij.

Çfarë do të jetë ndryshe në Kosovë, me ardhjen e tij kryeministër?
Shkëmbimi i territoreve, ose marrëveshja e re Kosovë – Serbi, do të ngecë apo do të shkojë përpara?
Pse Rama vrapoi politikisht në Beograd pas zgjedhjeve në Kosovë, ishte rastësi kjo apo një dëshirë për të sfiduar Albin Kurtin?
Marrëdhëniet e pritshme Tiranë-Prishtinë, si do të jenë ato?

Të ftuar:

1. Spartak Ngjela
2. Agim Nesho
3. Enida Bozheku
4. Boiken Abazi
5. Denis Dyrnjaja


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera