» VIDEO-Furnizim me ujë për 55 mijë banorë të Lezhës/ Zingraf: Model suksesi që mund të shtrihet dhe në qytete të tjera

VIDEO-Furnizim me ujë për 55 mijë banorë të Lezhës/ Zingraf: Model suksesi që mund të shtrihet dhe në qytete të tjera

Investimi i realizuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerët gjermanë e zviceranë tek ndërmarrja e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Lezhës është një model suksesi sa i takon rezultateve të arritura, duke furnizuar me ujë 24-orë, më shumë se 55 000 banorë.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf, gjatë një vizite në ndërmarrjen e Ujësjellës dhe Kanalizimeve të qytetit të Lezhës, ka theksuar se investimi i realizuar përgjatë viteve 2015-2018 ka sjell rezultate shumë të mira, duke ofruar një model suksesi që mund të shtrihet dhe në qytete të tjera, por dhe në projekte të tjera zhvillimore në këtë qytet.

“Mendoj që në rastin e këtij projekti kemi të bëjmë një rezultat shumë të mirë të bashkëpunimit të dy qeverive tona të përfaqësuara nga njëra anë, nga Bashkia, ndërmarrja e Ujësjellës dhe Kanalizimeve dhe nga krahu tjetër përmes Bankës Gjermane për Zhvillim. Nga ky projekt kemi pasur një kontribut pozitiv në përmirësimin direkt të cilësisë së jetës së qytetarëve të Lezhës, të qytetarëve të zonave rurale, kemi pasur ndikim pozitiv në turizëm, gjithashtu dhe sa i takon të ardhmes kemi lënë të hapur shtigje të reja bashkëpunimi”, tha ambasadori Zingraf.

Drejtori i Ujësjellës dhe Kanalizimeve të Lezhës, Zef Maçi tha se përmes këtij investimi furnizohet me ujë të pijshëm i gjithë qyteti, mbi 55 000 banorë. “Ne shërbejmë 24 orë uji të pijshëm për më shumë se 55 000 banorë. Uji shkon direkt te çezmat e konsumatorit. Uji jo vetëm që pihet, por është brenda të gjitha standardeve të BE”, tha Maçi.

“Siç e thashë këto janë investime që mbështeten në performancë. Kompania duhet të performojë për të përfituar këto financime. Është garë, konkurs, financuesit investojnë aty ku janë të sigurt se parat e hedhura shkojnë në shërbim të qytetarëve, dhe paratë e investuara të qytetarëve të BE, janë një kontribut për përmirësimin e vazhdueshëm jo vetëm të furnizimit me ujë, por ku garantohet dhe kthimi pas i gjithë mbështetjes financiare që marrim nga donatorët huaj”-, nënvizoi Kreu i Ujësjellës dhe Kanalizimeve në Lezhë.

Gjatë inspektimit të rezervuarit të Ujësjellës dhe Kanalizimeve Lezhë, Ambasadori Gjermanë në Tiranë, Peter Zingraf tha se ky është projekt mjaft i rëndësishëm dhe me një rezultat model, që vijon dhe do zgjerohet me projekte të tjera.

Projekti Infrastrukturor Bashkiak për Ujësjellësin e Lezhës ka nisur në vitin 2015 dhe ka përfunduar në vitin 2018. Ky investim u realizua falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Ujërave dhe Kanalizime, si edhe partnerëve Gjermanë dhe Zviceranë.

Investimi në total kapi shifrën e 13.2 milionë euro, ku 10 milionë euro u dhanë në formë grandi nga qeveria zvicerane. 3 milionë euro nga qeveria Gjermane dhe 0.2 milionë euro nga BE.

Investimi përfshiu 128 kilometër tubë të rrjetit ujor Lezhë, rehabilitimin e 10 kilometrave tuba të instaluar në Ishull Lezhë. Ndërtimin e sistemeve të reja ujore për zonat periferike të qytetit, duke përfshirë 5 585 lidhje të reja nëpër shtëpi dhe 3 640 ujëmatës të instaluar. Po ashtu përmes këtij investimi i gjithë funksionimi i ndërmarrjes së ujësjellës Lezhë është i automatizuar me instalimin e sistemit të ri “SCADA”

VIDEO-Furnizim me ujë për 55 mijë banorë të Lezhës/ Zingraf: Model suksesi që mund të shtrihet dhe në qytete të tjera

VIDEO-Furnizim me ujë për 55 mijë banorë të Lezhës/ Zingraf: Model suksesi që mund të shtrihet dhe në qytete të tjerahttp://ata.gov.al/2019/10/13/video-furnizim-me-uje-per-55-mije-banore-te-lezhes-zingraf-model-suksesi-qe-mund-te-shtrihet-dhe-ne-qytete-te-tjera/Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf, gjatë një vizite në ndërmarrjen e Ujësjellës dhe Kanalizimeve të qytetit të Lezhës, ka theksuar se investimi i realizuar përgjatë viteve 2015-2018 ka sjell rezultate shumë të mira, duke ofruar një model suksesi që mund të shtrihet dhe në qytete të tjera, por dhe në projekte të tjera zhvillimore në këtë qytet.

Geplaatst door Agjencia Telegrafike Shqiptare op Zondag 13 oktober 2019


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera