» Pezullohet tenderi i “Lungomare II”/ U ankua kompania me ofertën më të ulët që u skualifikua nga gara

Pezullohet tenderi i “Lungomare II”/ U ankua kompania me ofertën më të ulët që u skualifikua nga gara

Komisioni i Prokurimit Publik pezulloi tenderin 3.8 milionë euro për fazën e dytë të Lungomares në Vlorë, pasi fondi shqiptar i zhvillimit skualifikoi ofertën më të ulët duke shpallur fituese kompaninë e dytë.

Tenderi për investimin simbol të qeverisë në qytetin e vlorës, u zhvillua në 12 shtator. Në garë morën pjesë 6 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Curri SHPK me 2.9 milionë euro, ose 900 mijë euro më pak se vlera limit. Por Fondi shqiptar i zhvillimit e skualifikoi me pretendimin se nuk përmbushte kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën e dytë, atë të kompanisë Fusha.

Sipas Agjencisë së Prokurimit, fusha ka ofruar ta ndërtojë segmentin e dytë të Lungomares me një çmim 3.1 milionë euro ose 200 mijë euro më shumë se oferta më e ulët. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, kompania curri e ka ankimuar vendimin e fondit shqiptar në komisionin e prokurimit publik duke pretenduar se është skualifikuar pa të drejtë.

Gjatë këtij viti, thuajse të gjithë tenderat e mëdhenj të rrugëve janë shoqëruar me polemika, për shkak se autoritetet kontraktore kanë skualifikuar ofertat më të ulëta, gjithmonë duke përdorur si motiv kriteret teknike. Para Lungomares, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në tenderin e Kardhiq- Delvinë dhe atë të unazës së Tiranës. Më pas, të dy garat u ankimuan në Komisionin e prokurimit dhe konflikti çoi në largimin nga detyra e ish drejtoreshës Sonila Qato.

Pak muaj më parë Agjencia e Prokurimeve deklaroi se shpesh autoritetet kontraktore përdorin kriteret teknike për të kufizuar konkurrencën në tendera dhe skualifikuar pa të drejtë ofertat më të leverdisshme për taksapaguesit.

Top Channel


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera