» FOTO nga paparazzi/ Zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, shfaqet në superformë, fotografohet me Fullanin

FOTO nga paparazzi/ Zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, shfaqet në superformë, fotografohet me Fullanin

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk ka më një staf të tijin. Madje, ai edhe zyrën ka preferuar ta ketë jashtë selisë së Partisë Demokratike, në kullën afër RTSH-së. Por ka mbajtur zëdhënësen e dikurshme për mediat, në kohën që ishte Kryeministër, Erla Mëhillin.

Ndërkohë, vetë Erla është pjesë e Partisë Demokratike dhe bashkëshorti i saj, Keltis Kruja, dikur prefekt i Tiranës, ishte edhe deputet. Mirëpo, ai nuk u vu në listat për deputetë në zgjedhjet e fundit prlamentare, gjë që pa dyshim nuk u prit mirë as nga Kruja dhe as nga Mëhilli, që të dy njerëz të afërm të Berishës dhe familjes së tij.

Ndërkohë, ajo këto kohë ka bërë edhe fëmijën e dytë, por e fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi , ajo na ka surprizuar me formën fizike, e cila është thjesht perfekte.

Erla ka qenë gjithmonë një vajzë shumë e pashme dhe duket se shtatzënitë nuk i kanë hequr asgjë nga hijeshia e saj. Në rrugët e Tiranës, teksa ecte në këmbë, edhe pse me taka shumë të larta, Erla është takuar me ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.

Tashmë larg jetës publike, Fullani po merret me aktivitet privat, pasi fitoi edhe gjyqin për largim të padrejtë nga puna. Madje, mori edhe një shpërblim të mirë monetar./Panorama plus


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera