» Austri, 5 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë mbeturinash

Austri, 5 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë mbeturinash

Së paku pesë persona janë plagosur nga shpërthimi në një fabrikë të depozitimit të mbeturinave pranë aeroportit të Linc-it në Austri, njoftuan zyrtartët të enjten.

Transmetuesi publik ORF raportoi se dy nga të plagosurit me plagë serioze u dërguan në spital, dhe se mbi 200 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

Pamjet e filmuara tregojnë re të zeza tymi që ngriten mbi fabrikë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në fabrikën e mbeturinave.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera