» 360 Gradë/ Shengeni Ballkanik, Gjikondi: Është një faull politik. Nuk përfshihet Kosova

360 Gradë/ Shengeni Ballkanik, Gjikondi: Është një faull politik. Nuk përfshihet Kosova

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se shengeni ballkanik është një faull politik ku nuk përfshihet Kosova.

Brizida Gjikondi: Kjo lëvizja që ka bërë Rama me vajtjen e tij në Serbi dhe ky shengeni ballkanik është shumë provokues, nuk është i vërtetë. Kjo sepse nuk mund të shkosh dhe  të kesh marrëdhënie me Serbinë pa kaluar në Kosovë. Pikërisht tani që është në tratativat e fundit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dihet performanca e tij që ka në kombin shqiptar dhe të bësh në këto ditë kur Kosova po përcakton strukturën e tij shtetërore dhe ta injorosh në mënyrë ekstreme dhe të hidhesh matanë kufirit. Si mund të bësh shengen me Serbinë kur Kosova nuk është e përfshirë në këtë lloj marrëveshje. 

Nuk ka tagrin Rama të përfaqësojë edhe Shqipërinë dhe Kosovën. Unë mendoj se është një goditje cinike për të treguar që e kam unë peshën, e tërheq unë karron sepse nuk e ka Rama tagrën gjeokufitare të bëjë këtë shengen. Është një faull dhe nuk ka sens as politik, as gjeografik.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera