» Elvis Naçi mban premtimin, Renisi niset me avion drejt Ankarasë

Elvis Naçi mban premtimin, Renisi niset me avion drejt Ankarasë

Para pak ditësh, News24 transmetoi apelin e prindërve, Remzi Muca dhe Bukuroshe Xhediku për djalin e tyre, Renis Muça, 14 vjec, i aksidentuar në 17 korrik 2019.

Nga spitali i Traumës prindërit e Renisit kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin, që të bëhet transporti.

Pas këtij apeli, Elvis Naçi siguroi avionin sanitar për transportin e djalit nën kujdesin maksimal të bluzave të bardha.

Elvisi gjithashtu dhuroi dhe depozitoi 5 mijë euro për kurimin e djalit.

Sot mbasdite Renisi është nisur drejt Ankarasë në Turqi, ku do të marrë ndihmë mjekësore të specializuar në spital.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera