» Albin Kurti: Si do ta zgjidhim çështjen e veriut të Kosovës

Albin Kurti: Si do ta zgjidhim çështjen e veriut të Kosovës

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shpalos atë që ai e quan zgjidhje për çështjen e serbëve në Veriun e Kosovës.

“Serbia nuk është Rusi. Pak e nga pak do të fillojmë ta shtrijmë kontrollin tonë në Veriun e Kosovës, sidomos nëpërmjet zhvillimit ekonomik. Duhet të kemi investime kapitale në Trepçë. Ndarja e Trepçës dhe ndarja e Mitrovicës nuk janë dy gjëra të ndryshme. Duhet të ndërtojmë sa më shumë ura mbi lumin Ibër. Shqiptarët duhet të kthehen në pronat e tyre. Serbët që nuk janë nga veriu duhet ë kthehen aty ku janë në pronat e tyre. Serbët e Kosovës janë nën dhunën e Beogradit. Shikoni raportin e Vëzhguesve ndërkombëtarë që tregon se serbët nuk kanë pasur zgjedhje të lira. Serbët e Kosovës nëse i pyet cilat janë brengat kryesore janë papunësia dhe drejtësia”, theksoi Kurti në “Opinion”.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera