» Si u shpëtua turisti nga policia dhe banorët, detajet

Si u shpëtua turisti nga policia dhe banorët, detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Prekal të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën Shkodër- Bregu i lumit, në vendin e quajtur Prekal.

Në ngjarje është përfshirë një turist zviceran, J. B., 64 vjeç, i cili ka dalë nga rruga me motor dhe ka rënë rreth 120 metra në humnerën mbi lumin Kir.

Dyshohet se 64 vjeçari se ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga.

Ai ka pësuar plagë në kokë por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Detajet e ngjarjes

Në sallën operative në Shkodër, mbërriti një telefonatë nga një banor i zonës i cili kishte parë ngjarjen.

Në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan forcat e Policisë dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 64 – vjeçarit nga humnera duke e transportuar më pas në spital. Shtetasi zviceran ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur në spitalin Rajonal Shkodër

Policia e Shkodrës falënderon banorët e zonës për bashkëpunimin, kontributin dhe solidaritetin që treguan në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera të ngjashme.

Policia njofton se është e angazhuar në shërbim të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve dhe fton cilindo që të kontaktojë në numrin 112 apo nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”, për çdo problematikë ose shqetësim, duke premtuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm./a.k/noa.al/


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera