» Negociatat, Zv.Ministri i jashtëm grek: Destabilizohet rajoni nëse Shqipëria e Maqedonia e Veriut ndahen

Negociatat, Zv.Ministri i jashtëm grek: Destabilizohet rajoni nëse Shqipëria e Maqedonia e Veriut ndahen

Një ndarje e procesit të hapjes së negociatave mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do të sillte destabilitet në të gjithë rajonin.

Ky është qëndrimi i zv.Ministrit të Jashtëm grek Miltiadis Varvitsiotis, i cili shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen nga procesi i hapjes së negociatave.

“Një ndarje e mundshme mund të destabilizonte rajonin…Për shkak se elementi shqiptar është i shpërndarë në të gjithë rajonin hapja e negociatave me një vend të vetëm kandidat mund të sjellë destabliteti. Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se negociatat e pranimit duhet të fillojnë pa shkëputjen e të dyja vendeve”.-tha Zv.Ministri./Express


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera