» Sherr dhe përplasje fizike në Bashkinë e Durrësit për ndarjen e posteve

Sherr dhe përplasje fizike në Bashkinë e Durrësit për ndarjen e posteve

Beteja për të ndarë postet midis grupimeve brenda Bashkisë së Durrësit ka shkaktuar edhe përplasje fizike midis tyre.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se grupi i kryesuar nga kryetari Luan Zaza synon të largojë nga detyra sekretarin e këshillit bashkiak, Armant Tragaj, i emëruar në këtë post në vitin 2016, kur Partia Socialiste ishte në koalicion me LSI-në.

Kryetari Zaza synon që përveç Tragajt, të largojë nga detyra edhe njerëzit e emëruar prej tij në sektorë të ndryshëm të pushtetit vendor.

Pak ditë më parë, në një lokal afër Bashkisë, Traga e ka qëlluar disa herë Zazën me grushte, i cili nuk ka reaguar.

Ai ishte në prani të dy deputetëve socialist të Qarkut, Roland Xhelilin dhe Ilir Ndraxhin.

Vendimi për largimin e Tragës nga detyra pritet të miratohet ditët e ardhshme gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak.

Ndërkohë, socialistët e Durrësit pritet të zgjedhin kryetarin e ri të partisë në këtë qytet, çka do të thotë se lufta për pushtet do të ashpërsohet.

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera