» “Shengeni Ballkanik”, Rama dhe Zaev mbërrijnë në Novi Sad, darkë me Brnabiç dhe Vuçiç (FOTO+VIDEO)

“Shengeni Ballkanik”, Rama dhe Zaev mbërrijnë në Novi Sad, darkë me Brnabiç dhe Vuçiç (FOTO+VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev, mbërritën në Beograd pasditen e sotme,  ku u pritën nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimovic në Aeroportin “Nikolla Tesla”. Në videon e publikuar  nga A2cnn, duken kryeministri Rama dhe Zaev që priten nga zyrtarët serbë.

Të dy kryeministrat do të marrin pjesë në një takim trepalësh me ftesë dhe iniciativë të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili do të mbahet nesër në Novi Sad.

Fokusi i këtij takimi do të jetë një “Shengen” i vogël ballkanik, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon, heqjen e pengesa doganore për mallrat dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në ballkan.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera