» Në Angli nuk kanë dyshime, Strakosha do të transferohet në… Premier Ligë

Në Angli nuk kanë dyshime, Strakosha do të transferohet në… Premier Ligë

Thomas Strakosha mund të përfundojë te Totenhemi në merkaton e janarit. Sipas medias britanike “football.london”, drejtuesit e “gjelave” janë hedhur në sulm për gardianin shqiptar, pas dëmtimit serioz të portieri Hugo Loris, i cili theu krahun, teksa do të tentojnë të bindin drejtuesit e Lacios, për transferimin e Strakoshës tek Totenhemi.

Paraqitjet fantastike të 24-vjeçarit me fanellën e kaltër, kanë bindur londinezët se shqiptari është i duhuri për të zëvendësuar francezin Loris.

Kujtojmë që Spursat shfaqen interes edhe gjatë merkatos të verës, ndërkohë që janari duket i përshtatshëm për transferimin e Strakoshës./panoramasport


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera