» Një vit ndryshe për të rinjtë e “Qytetit Studenti”, rikonstruksioni I godinave nga Bashkia e Tiranës rrit fluksin e tyre

Një vit ndryshe për të rinjtë e “Qytetit Studenti”, rikonstruksioni I godinave nga Bashkia e Tiranës rrit fluksin e tyre

Ndonëse duhet vetëm një javë që studentët të nisin universitetin, përgatitjet dhe jeta studentore ka nisur të ndjehet. Gjatë kësaj vere, Bashkia e Tiranës bashkë me donatorët e ndryshëm dhe në bahskëpunim edhe me qeverinë rikonstruktoi të gjithë godinat duke e transformuar tërësisht këtë “hapësirë” ku nuk ishte ndërhyrë asnjëherë gjatë këtyre 30 viteve të fundit.

Studentët e vitit të parë janë ata që kanë edhe emocionet e para në rrugëtimin e gjatë të dijes, për t’ shërbyer më pas tregut të punës përmes profesionalizmit dhe vullnetit për të kontribuar për një shoqëri më të mirë.

Qytet Studenti në kryeqytet ofron edhe tingujt e parë të melodisë arsimore që nis me të qenurit rezidentë në një nga 26 godinat.

Zhurma e regjistrimeve ndihet kudo. Hyrjet-daljet nga Qyteti i Studentëve shënon edhe nisjen e jetës normale për vajzat e djemtë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë që nisin ciklin e parë apo dytë të studimeve në një nga fakultetet e Tiranës.

Godina e djemve vjen fill pas godinës së vajzave. Godina 4-katëshe e djemve, ose ndryshe me numër rendor nr. 6 në total ka 66 dhoma, prej të cilave një pjesë akomodon 3 studentë dhe pjesa tjetër 2 studentë të cilët ndajnë dhomën bashkë.

Kapaciteti i godinës është 170 studentë. Rreth 60-70% të studentëve kanë qenë rezidentë edhe më parë ndërsa regjistrimet përfunduan që në ditën e parë për shkak të kërkesës së lartë, pas modernizimit të kushteve që erdhi si pasojë e ndërhyrjes rrënjësore në këtë konvikt.

Një nga studentët e kësaj godinë, aktualisht në programin master për matematikë tregon se prej 5 vitesh ka zgjedhur të njëjtin ambient ndërsa këtë vit, konviktin e tij ja ka referuar edhe miqve të tij, për shkak të kushteve tanimë të transformuese sikurse ai vetë shprehet.

“Nuk është se kanë qenë kushte shumë të mira por normale se unë jam student këtu prej 5 vitesh dhe jam ambientuar me kushtet e konvikteve normale. Kam qenë tek godina nr. 6 më pas kam lëvizur tek godina 22-23 dhe tani jam këtu. Tani janë shumë mirë, spektakël fare. Të gjithë atyre që njoh, ua kam rekomanduar që të zgjedhin këtë godinë”, thotë ai për ATSH-në.

Përfaqësuesi i administratës së konvikteve, konkretisht specialist në sektorin e administratës së rezidencave, Indri Taçe, i cili ka në ngarkim ka edhe godinën nr. 6 thotë për ATSH se ndërhyrjet e kryera, kanë përfshirë rikonstruksionin total të godinës.

Vizitojmë ambientet e brendshme. Që në hyrje të derës kryesore vërehet ndryshimi. Për punonjësit e recepsionit është vendosur një tavolinë në formë ovale në të cilën qëndron libri me të gjithë emrat e studentëve të regjistruar dhe kontrolli i hyrje-daljeve apo vizitorëve. Për çdo student, identifikimi nga punonjësi i recepsionit bëhet edhe në sajë të fotografive që janë përkrah emrit të secilit në librin e rezidentëve.

Në dhomat e djemve gjithçka është vënë e re që nga krevatët e deri tek etazhierët e konceptuar në mënyrë moderne. Godina ka një sistem qendror ngrohjen e me kaldajë, sistem alarmi, rikonstruksioni e fasada e jashtme është bërë me termoizolim.

Salla e studimit është një prej ambienteve më moderne të godinës. Ndërsa vizitojmë këtë sallë, aty gjejmë duke lexuar një student të inxhinierisë së naftës. Ai na thotë se ka nisur përgatitjet për t’u rifutur sërish në “vorbullën” e ngarkesës mësimore pas pushimeve verore. Ajo që vërehet janë shënimet e shumta të hedhur mbi një format të bardhë A4, të mbushura nga të dyja anët ndërsa librat e shpërndara nëpër tavolinën e studimit dukej sikur flisnin.

Përfaqësuesi i administratës i cili na shoqëron, na rrëfen se ky djalë është një më shembullorët në konvikt.

Në godinën nr. 5 të vajzave, rezidente janë ato që vijojnë studimet për degët: Juridik, Ekonomik apo Mjekësi.

Edhe kjo godinë i është nënshtruar rikonstruksionit për të përmirësuar kushte sa më të mira për studentët të cilët zgjedhin të jenë rezidentë në Qytetin Studenti gjatë programit të të tyre studimorë. Për të krijuar lehtësi për to, nga pikëpamja ekonomike, si djemve ashtu edhe vajzave që regjistrohen në konvikte u lihen dy mundësira për pagesat e tyre: ose mund të zgjedhin të paguajnë për të gjithë vitin, ose e bëjnë përmes dy kësteve që jepen në periudha disamujore. Lehtësira të tilla u vijnë në ndihmë edhe familjeve me vështirësi ekonomike, të cilat mund t’a paguajnë për fëmijët e tyre gjatë vitit.

Ndërsa godina ka një kapacitet për të akomoduar 183 vajza, aktualisht janë regjistruar 174.

Kujdestarja e godinës së vajzave, Edlira Meta na shpjegon se kjo është një nga godinat e cila kërkohet më së shumti dhe regjistrimet përfundojnë që në ditët e para.

“Kjo është një godinë ku regjistrimet përfundojnë që në ditët e para. Mund të them që pas rikonstruksionit, ka pasur më shumë kërkesa nga ana e studenteve”, – thotë ajo.

Rikonstruksioni ka përfshirë ndërhyrjet në mure, bazë materiale, dyert, ndriçimi LED, sistem qendror i ngrohjes me kaldajë etj.

“Unë studioj për gjuhët e gjuaja, për gjuhën turke. Kushtet janë shumë të mira. Edhe më parë mua më pëlqente ky konvikt, sepse është godinë e vogël, është mirë me kushtet. Tani që u rregullua akoma më mirë. Ne jemi tre goca në dhomë. Unë kam qenë këtu edhe vjet. Sivjet jam në vitin e dytë të studimeve dhe zgjodha prapë këtë konvikt, madje solla edhe shoqet e mia, ngaqë më pëlqejnë kushtet këtu”, – thotë Stela, një nga vajzat rezidente të këtij konvikti.

Në projeksion për rikonstruksion të plotë me të njëjtat kushte si në godinën nr. 6, janë të gjithë godinat.



360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera