» Mihaj: Një ditë besoj se do të jem kapiten i Kombëtares!

Mihaj: Një ditë besoj se do të jem kapiten i Kombëtares!

Enea Mihaj është një ndër lojtarët më premtues të Kombëtares sonë. Mbrojtësi, i cili luan për kampionët e Greqisë, PAOK, në një intervistë të dhënë për “TV Klan” ka rrëfyer objektivat e tij si dhe arsyen se pse zgjodhi Shqipërinë.

 

“Do them një gjë që do duket e madhe, por dua të bëhem kapiten i Kombëtares Shqiptare. Kur një njeri rritet në një shtet tjetër, rritet shkollohet atje është edhe grek edhe shqiptar, flet me mamin me babin greqisht atë që të bësh ta bësh me gjithë shpirtin, shpirti im ishte të vija me Shqipërinë.

Dua të vazhdoj të bëj gjëra më të mëdha, dy vitet që vijnë do tregoj çfarë di të bëj vërtetë. Pamë ca lojtarë të rinj si Manaj, Gjasula, Bare. Dhanë shpejtësi, dëshirë, duhen edhe lojtarë me eksperiencë”, deklaroi Mihaj.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera