» Shpërndanin drogë afër shkollave në Vlorë, pranga “kokës” së grupit, sekuestrohen 56 doza me kanabis

Shpërndanin drogë afër shkollave në Vlorë, pranga “kokës” së grupit, sekuestrohen 56 doza me kanabis

Policia e Vlorës ka finalizuar operacioni antidrogë të koduar “PlayStation”, ndërsa kë vënë në pranga  një person dhe një tjetër e ka proceduar penalisht. Dyshohet se këta persona në bashkëpunim mes tyre shpërndanin lënë narkotike në qytet dhe afër ambienteve të shkollave.

Njoftimi i policisë:

Shpërndante lëndë narkotike në qytet, vihet në pranga nga policia autori kryesor dhe procedohet penalisht një tjetër. Sekuestrohen 56 doza me lëndë narkotike kanabis sativa. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit, menjëherë organizoi punën me qëllim kapjen e tij.

Në bazë të këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, në një nga rrugicat e lagjes “Partizani” u bë kapja në flagrancë e shtetasit M. V., 41 vjeç, banues në këtë lagje. Pas kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 56 doza me lëndë narkotike të dyshuara kanabis.

Gjithashtu, në distancë të afërt, shërbimet kapën dhe shtetasin R. Xh, 23 vjeç, ku pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi M. V. Ky shtetas u procedua penalisht në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera