» Sulmi që tronditi Gjermaninë, arrestohet një person. Prokuroria nis hetimet, dyshimet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve

Sulmi që tronditi Gjermaninë, arrestohet një person. Prokuroria nis hetimet, dyshimet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve

Prokurorët federalë kundër terrorizmit në Gjermani kanë nisur hetimet rreth të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona në qytetin lindor Halle të Gjermanisë.

Një person është arrestuar në qytetin lindor Halle, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe ka pasur një varg armësh.

Policia ka thënë se sulmuesit tjerë mund të jenë ende në arrati, pasi shumë persona është raportuar të jenë larguar nga skena e sulmit me një apo më shumë makina, shkruan REL.

Sulmi ka ndodhur afër një sinagoge, kanë thënë mediat lokale dhe dëshmitarët.

Të shtëna janë dëgjuar edhe në Landsberg, rreth 15 kilometra nga qyteti Halle, mirëpo nuk është bërë e qartë nëse incidentet kanë qenë të lidhura.

Të shtënat ndodhin sot në festën hebreje të Yom Kippur, një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje – dhe vlerësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera