» Rama sqaron “JO-në” e Holandës: Parlamenti dje i foli elektoratit të tij

Rama sqaron “JO-në” e Holandës: Parlamenti dje i foli elektoratit të tij

Diskutimi i parlamentit holandez për negociatat e Shqipërisë ishte kryefjalë e fjalimit të kryeministrit Edi Rama në foltoren e parlamentit.

Rama tha se qasja e Holandës ndaj Shqipërisë është e lidhur terësisht e lidhur me politikën e saj të brendshme.

Edi Rama: Ai debat ishte një mundësi për të kuptuar të gjithë sesa e pa vërtetë dhe sa e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme politikën në Shqipëri me qëndrimet e disa vendeve, ndër të cilat është dhe Holanda. Në debatin e djeshëm holandez gjithëkush e ka parë sesi gjithë çështja e ecurisë së mëtejshem të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut është trajtuar si çështjen e politikës së brendshme të atij vendi.

Të gjitha fjalimet e bëra në parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi, në gjithë qasjen e partive është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro dhe kundër zgjerimit, me zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për të zgjeruar procesin e zgjerimit dhe zërat që fuqizojnë nevojën për të ndaluar zgjerimin. Besoj që u ka mjaftuar të gjithë atyre që në mënyrë vulgare dhe të pabesë janë munduar të paraqesin një tablo të pikturuar sipas ngjyrave të tyre politike.

Në këtë pikë, të paktën me fjalë, të gjitha partitë në Shqipëri janë të bashkuara.Ata që janë përjekur të thonë se ndarja në propagandë apo qëndrime mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të çojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni politik këtu në funksion të axhendës së tyre politike.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera