» Nis protesta për Kopshtin Botanik, pedagogë dhe studentë njëzëri: Është qendër kërkimore. Veliaj: S’jam legen si Mynyr Kon

Nis protesta për Kopshtin Botanik, pedagogë dhe studentë njëzëri: Është qendër kërkimore. Veliaj: S’jam legen si Mynyr Kon

Nis protesta në mbrojtje të Kopshtit Botanik para Gjykatës Administrative. Pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe qindra studentë kundërshtojnë VKM-në që Kopshti Botanik, t’i kalojë në administrim Bashkisë Tiranë. Ata shprehen të revoltuar se Kopshti Botanik është një qendër kërkimore për studentët dhe nuk mund të merret nga Bashkia Tiranë.

“Nuk do të lëshojmë që Kopshti botanik t’i kalojë bashkisë. Ne do të ndjekim të gjitha kushtet ligjore. Nuk mundet që ministria të japë kopshtin botanik bashkisë së Tiranë. Ajo është një qendër kërkimore për studentët”, u shpreh një nga pedagogët.

Nuk ka munguar një reagim i Erion Veliajt për këtë çështje, i cili ka sulmuar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, teksa ka theksuar se në këtë kopsht do të bëhet shkencë. Për Konin ai është shprehur: “S’jam legen si ai, u përqafuam e më dha fjalën, e ndryshoi se i tha partia”.

Ndërsa Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që të ngrihen në protestë pasi Rama dhe Veliaj duan të betonizojnë Kopshtin Botanik.Featured image of article: Nis protesta për Kopshtin Botanik, pedagogë dhe studentë njëzëri: Është qendër kërkimore. Veliaj: S’jam legen si Mynyr Koni


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera