» Protesta tek Botaniku, Veliaj shpërthen kundër Mynyr Konit: S’jam legen si ai, u përqafuam e më dha fjalën, e ndryshoi se i tha partia

Protesta tek Botaniku, Veliaj shpërthen kundër Mynyr Konit: S’jam legen si ai, u përqafuam e më dha fjalën, e ndryshoi se i tha partia

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk është kursyer me ironinë ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.

Në një mbledhje kabineti të organizuar për maratonën, Veliaj doli nga tema duke u fokusuar në protestën që po zhvillohet para Gjykatës Administrative për kalimin e Kopshtit Botanik në administrimin e Bashkisë.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj ironizoi stafin akademik duke mos harruar pa përmendur edhe rektorin Koni, i cili sipas tij ishte takuar me të në zyrë.

“Këta mblidhen vetëm për tendera. Jam takuar disa herë me Mynyrin, jemi përqafuar. Ata do të kenë mundësi që të bëjnë shkencë aty. Do bëhet që t’ja vlejë që të bëhet shkencë. Mblidhuni njëherë për shkencë, pastaj protestoni. Unë në dallim nga Mynyri nuk jam legen që e jap fjalën dhe e kthej. Ishte në zyrën time dhe ramë dakord ,kishte dëshmitarë. I dha urdhër partia dhe ktheu fjalën. Tani Mynyri merr 5 mijë leksha për fotot e nuseve tek Kopshti Botanik. Këta janë një tufë me avdallë dhe nuk e bëjnë dot këtë punë,”-tha Veliaj.

Pjesë nga fjala e Veliajt:

Kjo PD i futi asfaltin mes për mes kopshtit botanik. PD ishte e vetmja që i ka vjedhur kopshtit botanik. Fuqia më e madhe mbjellëse është Bashkia, kemi takat dhe kujdes. Po të ishte për partinë e Lulit dhe të Monës kujtoni si ka qënë kopshti botanik. E rrafën aty gjermanin dhe e bënë të vdekur. Këta doktorët e plagjaturave ishin disastër si politikanë. Hipokrizia e tyre është e njëjtë. Flas me pasion tjetër se jam prind. E gjithë shkenca e tyre aty mblidhet? Kur u mblodh herën e fundit për një shpikje të madhe? Këta mblidhen vetëm për tendera. Jam takuar disa herë me Mynyrin, jemi përqafuar. Ata do të kenë mundësi që të bëjnë shkencë aty. Do bëhet që t’ja vlejë që të bëhet shkencë. Mblidhuni njërherë për shkencë, pastaj protestoni. Unë në dallim nga Mynyri nuk jam legen që e jap fjalën dhe e kthej. Ishte në zyrën time dhe ramë dakord kishte dëshmitarë. I dha urdhër partia dhe ktheu fjalën. Tani Mynyri merr 5 mijë leksha për fotot e nuseve tek Kopshti Botanik. Këta janë një tufë me avdallë dhe nuk e bëjnë dot këtë punë. Harrojnë këta se nuk ka qënë kështu më parë liqeni. Pse nuk dalin këta të mbledhin njëherë pemë. I keni parë të kapin ndonjë qese apo të kapin ndonjë gome. Kanë alergji nga puna. Këta janë e shkuara, unë flas për të ardhmen.

Pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe qindra studentët kanë kundërshtuar VKM-në që Kopshti Botanik, t’i kalojë në administrim Bashkisë Tiranë. Ata shprehen të revoltuar se Kopshti Botanik është një qendër kërkimore për studentët dhe nuk mund të merret nga Bashkia Tiranë.

(k.m/dosja.al)


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera