» Emigrantët me njohuri të mira të gjuhës gjermane kanë shanse të larta për një vend pune në Gjermani

Emigrantët me njohuri të mira të gjuhës gjermane kanë shanse të larta për një vend pune në Gjermani

Këln – Emigrantët me njhuri shmë të mira të gjahës gjermane kanë shanse të njëjta në tregun e punës ose edhe më të larta se vendasit.
Kjo doli nga një studim akoma i pa publikuar i Institutit për Ekonominë gjermane(IW) ne Këln.
Sipas këtij studimi “emigrantët me të njëjtin nivel gjuhe dhe të njëjtën shkallë arsimi përfitojnë rroga të njëjta ose më të larta se sa vendasit”- shkruan autori i studimit Wido Geis-Thone bazuar në një bazë të gjërë të dhënash.
Nga studimi del qartë se “papunësia në rradhët e emigrantëe vjen për shkak të nivelit të dobët të njohurive të gjuhes gjermane.
Diferenca e pagave dhe shanset për karrierë të emigrantëve zhduket kur niveli i zotërimit të gjuhës gjermane dhe ai profesional janë të njëjta. Për një nivel jo të mirë të njohurisë së gjuhës ora e punës do të vlerësohet me 1,5 Euro më pak se vendasit.
Nisur nga kjo qeveria gjermane ka ndërrmarrë hapat e duhur për të rritur dhe përmirësauar cilësinë e kurseve të integrimit në mënyrë qe emigrantët dhe refugjatët të integrohen më mirë dhe më shpejt në tregun e punës në  Gjermani./Përshtati 360grade.al

Burimi:


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera