» Fotot/ Tërmet në oborrin e Suedisë: Mbreti përzë nipërit dhe mbesat nga pallati mbretëror (por jo të gjithë), mes tyre dhe fëmijët e pornostares …

Fotot/ Tërmet në oborrin e Suedisë: Mbreti përzë nipërit dhe mbesat nga pallati mbretëror (por jo të gjithë), mes tyre dhe fëmijët e pornostares …

Vendimi plot bujë i sovranit, bën që shumë njerëz të përdredhin hundët, nga pakënaqësia.

Tërmeti në Stokholm, brenda mureve të pallatit mbretëror. Me një dekret të paparë (ose pothuajse), mbreti Carlo Gustavo i Suedisë vendosi të hiqte titullin e “lartësisë mbretërore” nipërve të tij. Por jo të gjithë të shtatëve …, shkruan revista Oggi.it

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për carl gustav of sweden

Vendimi surprizë – Carlo Gustavo i Suedisë nxori një dekret surprizë, me të cilin vendosi tu heqë titullin e lartësisë mbretërore pesë nga shtatë nipërit e mbesat e tij. Në fakt, duke i përjashtuar ata nga çdo pretendim për të ngjitur fronin një ditë. Kjo do të thotë se, fëmijët mbeten pjesë e familjes mbretërore (dhe Zoti na ruajt, nëse jo!), Por ata nuk do të jenë më në gjendje të trashëgojnë fronin mbretëror. Një vendim që nuk ka precedent në mbretërinë e Stokholmit. ekziston vetëm një, shumë kohë më parë, në monarkitë evropiane. Si të themi: një vendim që ka befasuar shumë, nëse jo të gjithë …

Rezultate imazhesh për Victoria  Daniel Westling Estelle Osca

Victorias e Suedisë me burrin Daniel Westling dhe femijet Estelle dhe Oscar

 

“Ca të nënës, e ca të njerkës” – Shumë prej tyre kanë përdredhur hundët me vendimin e mbretit. Gjithashtu sepse në këtë mënyrë është sikur ai të kishte vendosur të kishte nipërit e tij të preferuar: “ca të nënës, e ca të njerkës”. Në veçanti, nga sot e tutje vetëm djemtë e Victorias të Suedisë, trashëgimtare e fronit të babait Carlo Gustavo (dhe të nënës Silvia), dhe “borgjezit” Daniel Westling: Estelle dhe Oscar, mund të pretendojnë titullin e lartësisë mbretërore, sipas radhës. Janë përjashtuar të pesë nipërit dhe mbesat e tjerë, përkatësisht tre djemtë e Madeleine të Suedisë me financierin e Nju Jorkut Chris O’Neill dhe dy djemtë e Charles Philip të Suedisë me ish-yllin pornografik Sofia Hellqvist: përkatësisht, ata janë Princesha Leonore , 5 vjeçe, Princi Nicolas, 4 vjeç, Princesha Adrienne, 1 vjeçe, dhe më pas Princi Alexander, 3 vjeç, dhe Princi Gabriel, 2 vjeç. Këta do të ruajnë vetëm titujt e dukes apo dukeshës.

Madeleine me femijet Leonore, Adrienne e Nicolas

Madeleine e Suedisë me burrin Chris O’Neill dhe fëmijët Leonore, Adrienne e Nicolas

Carl Philip me gruan Sofia Hellqvist (ish pornostaren) dhe femijet Alexander e Gabriel

Tjetër mendon e tjetër thotë … – Madeleina e Suedisë ngriti zërin e para pas vendimit të bujshëm të të atit. Dhe nëse, siç u përmend, shumë në Suedi përdrodhën hundët, ajo tha se ishte e lumtur me vendimin: “Është bërë e ditur që Leonore, Nicolas dhe Adrienne nuk do t’i përkasin më shtëpisë mbretërore. Ky ndryshim është planifikuar prej një kohe të gjatë. Chris dhe unë jemi të bindur se është diçka pozitive dhe se fëmijët tanë tani kanë një mundësi më të madhe për të formuar jetën e tyre të ardhshme si qytetarë “. Fjalë që, megjithatë, janë lexuar nga shumë si të diktuara nga “arsye madhore“: me pak fjalë, Tjetër mendon e tjetër thotë. Aq më tepër pasi fotografia familjare tashmë është zëvendësuar në Pallatin Mbretëror: nga ajo me të gjithë nipërit dhe fëmijët, me një fotografi të re të mbretit Carlo Gustavo vetëm me dy trashëgimtarët e tij, Princesha Victoria dhe vajzën e tij Princesha Estelle . Dhe madje edhe Oscar i vogël u la mënjanë …/ Përshtati 360grade.al

Rezultate imazhesh për carl Victoria  Estelle

Mbreti Carl Gustav i Suedisë me pasardhëset e tij, vajzën Victoria dhe mbesën Estelle / Foto e re zyrtare

Carl Philip me gruan Sofia Hellqvist dhe femijet Alexander e Gabriel

Rezultate imazhesh për carl gustav of sweden

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për carl gustav of sweden family

Rezultate imazhesh për carl gustav of sweden family


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera