» Mema qëndron në krye të Tiranës, por me një kusht

Mema qëndron në krye të Tiranës, por me një kusht

Ardian Mema nuk do të shkarkohet, pasi është konfirmuar edhe pas barazimit ndaj Flamurtarit.  Përpara seancës së sotme stërvitore, trajneri ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth gjysmë ore me Presidentin Refik Halili dhe lojtarët.

Drejtuesi i stolit ka edhe një shans tjetër. Përflitet për kushtin e tre fitoreve në ndeshjet e radhës me Laçin, Bylisin dhe Luftëtarin. Pozitat e teknikut u lëkundën pas dy humbjeve me Kukësin dhe Partizanin, rivalë direkt për titullin, dhe barazimit me Flamurtarin, skuadër e cila është në krizë të plotë.

Nëse në ndonjë nga këto ndeshjet nuk do ta marrë rezultatet pozitivë, atëherë Halili do ta shkarkojë edhe pse Mema nuk e ka pritur aspak mirë këtë kusht.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera