» “Gazzetta dello Sport” speciale për Kumbulla-n: Një mur që të bën keq dhe vendos rekorde

“Gazzetta dello Sport” speciale për Kumbulla-n: Një mur që të bën keq dhe vendos rekorde

Një mur i lart dhe solid para portës së Marco Silvestri. Mbrojtja e Hellas Veronës është e dyta më e pamposhtur në Seria A, pas Interit të Contes. Emrat e tyre nuk janë ndër më të njohurit në Itali: Rrahmani, Gunter, Kumbulla, një trinom i pamposhtur, pasi në 7 ndeshje kanë pësuar vetëm 5 gola. Nga eksperti Gunter te qëndrueshmëria e Rrahmanit, spikat mbi të gjitha Marash Kumbulla, i cili të shtunën e kaluar shënoi një gol historik, duke u bërë mbrojtësi i parë i ditëlindjes 2000 që arrin të shënojë në Seria A.

Ai ka lindur në Peschiera del Garda, më 8 shkurt të vitit 2000, dhe u rrit në ekipin e të rinjve të verdhebluve. Që në moshën 16 vjeç stërvitej me ekipin e moshave, dhe disa muaj më vonë u kthye në një elementë stabile. Në Angli futbollistët si ajo i quajnë si “heronj lokal”. Kumbulla ka lindur në Itali, por ka prindë shqiptarë, ndaj dhe ka dy pasaporta. Sezonin e kaluar luajti vetëm në një ndeshje në Seria B, ndërkohë që këtë vit e ka nisur me rekorde në Seria A. Reja ka shprehur besim ndaj tij duke e futur në listë në dy grumbullimet e fundit, edhe pse deri më tani nuk ka debutuar ende.

Me Ivan Juric Kumbulla ka luajtur në 5 ndeshje nga 7 në total, (plus një në Kupën e Italisë), por pavarësisht besimit që ka shprehur nga trajneri kroat, një nga problemet e hasura fillimisht kanë qenë kartonët. Dy të verdhë në katër javët e para dhe një karton i kuq ndaj Udineses. Sigurisht kjo mund të shpjegohet edhe me mungesën e përvojës, por për një 19-vjeçar që arrin të vendos rekord duke shënuar golin e parë në këtë moshë në 5 kampionatet kryesore, gjithçka mund të harrohet. /Koha Jone/


360grade.al


Kush po përfiton nga Rama?! Sepse KËÇËKË …

Të tjera