» Ushqimet që ju ndihmojnë ta pastroni mëlçinë

Ushqimet që ju ndihmojnë ta pastroni mëlçinë

Disa ushqime që pastrojnë dhe detoksikojnë mëlçinë Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës.

Mëlçia ka disa funksione, ajo metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.), përmban depozitat e hekurit dhe të bakrit.

Ajo prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës. Këto dhe shumë funksione të tjera që janë jetësore për të jetuar.

Ne ju prezantojmë disa ushqime që pastrojnë dhe detoksikojnë mëlçinë. Perimet e  gjelbëra,  ku dominojnë sallata dhe spinaqi rrisin nivelin e klorofilës në traktin intestinal dhe ndihmojnë mëlçinë të çlirohet nga toksinat që vijnë nga ambienti, sidomos smogu.

Panxhari dhe karrota janë shumë të pasura me vlera ushqyese, vitamina, fibra dhe proteina. Ato ndihmojnë dhe stimulojnë në përmirësimin e funksioninimit e përgjithshëm të mëlçisë. Kur konsumojmë avokado, organizmi ynë prodhon glutathion, një aminoacid që luan rol antioksidues dhe lufton radikalet e lira.

Avokado është gjithashtu e pasur me vajëra vegjetale, të cilat reduktojnë kohën e qëndrimit të kolesterolit në gjak, duke rifreskuar në këtë mënyrë mëlçinë.

Drithërat integrale duhet të jenë pjesë e çdo regjimi ushqimor. Ato kanë në përmbajtjen e tyre fibra që kontrollojnë punën e aparatit tretës, pastrojnë dhe çlirojnë mëlçinë nga toksinat.

Në fund lëngu i limonit, ky lëngë detoksikon plotësisht mëlçinë. Vitamina C ndikon në transformimin e substancave toksike në përbërës lehtësisht të tretshëm në ujë, që rrjedhimisht dalin nga organizmi.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera