» Telekom Albania rrit cilësinë e shërbimit me anë të brezit 800 Mhz

Telekom Albania rrit cilësinë e shërbimit me anë të brezit 800 Mhz

Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Ilir Zela priti në një takim përfaqësues të shoqërisë Telekom Albania sh.a, të kryesuar nga Drejtor i Përgjithshëm  Z. Emil Georgakiev,  lidhur me dorëzimin e Autorizimit Individuial për përdorimin e frekuencave 800 MHz.

 

Në përfundim të procedurave të tenderit dhe në zbatim të vendimit të Këshillit Drejtues të AKEP Nr.33, datë 27.09.2019 “Për miratimin e Autorizimit Individual sipërmarrësit Telekom Albania sh.a për përdorimin e frekuencave blloku A3, 811-821 MHz (10 MHz) i çiftuar me 852-862 MHz (10 MHz) të brezit 800 MHz (792-862 MHz), të tenderit publik me procedurë të hapur me objekt: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (792-862 MHz) spektër i paalokuar”, ref. 1×10 MHz i çiftuar-800-2019, zhvilluar në AKEP datë 09.09.2019, dhe pas përmbushjes së detyrimeve financiare, Kryetari i AKEP Z. Zela i dorëzoi Z. Georgakiev, Autorizimin Individual mbi të drejtat e përdorimit në brezin frekuencave 800 MHz, blloku A3.

 

Gjatë ceremonisë Z. Zela dhe Z. Georgakiev  zhvilluan një bisedë lidhur me situatën aktuale të tregut të telekomunikacionit në Shqipëri, prespektivën dhe zhvillimin e infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme.

 

Z. Zela theksoi se përdorimi i këtij brezi të frekuencave është në funksion të përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimit të komunikimeve elektronike për pajtimtarët si konsumatorë fundorë, si dhe vlerësoi si shumë të rëndësishme investimet e sipërmarrësve për zhvillimin e sektorit dhe ekonomisë në tërësi. Gjithashtu ai shprehu angazhimin për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e mëtejshëm të telekomunikacionit nëpërmjet teknologjive 4G dhe në të ardhmen 5G, në funksion të shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera