» Enver Robelli: Sonte në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama

Enver Robelli: Sonte në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama

Gazetari Enver Robelli  ka publikuar një reagim në rrjetet sociale lidhur me Zgjedhjet në Kosovë dhe emocioni e Ramës në këtë rast. Robelli thotë se këto zgjedhje i “prenë”  ënderrën  Ramës të jetë ai Edi Rama i fillimviteve 90-të.  

Postimi i plotë

Sonte në Kosovë ka humbur edhe Edi Rama. Ai që në Nish u entuziazmua me idenë e Aleksandër Vuçiqit për ndarjen e Kosovës. Ai që erdhi në Kuvendin e Kosovës dhe foli e foli e nuk e përmendi emrin e Ibrahim Rugovës, prijetarit të pavarësisë së Kosovës. Dhe çka ndodhi? Gjysma e Kuvendit ia bojkotoi fjalimin. Ai që kundërshtarët e copëtimit të Kosovës i quajti «gomarë». Ai që protestat studentore nga Shkodra në Sarandë kundër oligarkisë së tij i quajti konspiracion kosovarësh. Ai që Kosovën e njeh nga njerëzit që i takon në kafehane dhe që i merr me vete për t’i përdorur e keqpërdorur. Ai që e humbi një shans të madh të jetë ai Edi Rama i fillimviteve 90-të.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera