» Kanceri prek edhe moshat e reja

Kanceri prek edhe moshat e reja

Një në 8 gra është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Vitet e fundit vërehet se kjo sëmundje ka trend rritës kudo në botë. Vetëm në Shqipëri nga janari deri tani janë regjistruar 708 raste të reja, ndërsa mjekët thonë se po preken edhe moshat e reja.

Anila Kristo: Kemi dhe mosha të reja që nga mosha mbi 20 vjeç deri te moshat e thyera. Kjo mund ti dedikohet edhe pjesë gjenetike në familje. Në gratë 20-30 vjeçare, 1 në 300 gra mund të preket nga gjiri.

Faktorët e riskut janë disa, por më i rëndësishëm është ai genetik.

Anila Kristo: Kanë ndikimin e tyre dhe ndotja apo faktorë të tjerë lidhur me stilin e jetesës.

Mjekja onkologe, Anila Kristo, thekson se e vetmja mënyrë parandalimi është kontrolli periodik.

Anila Kristo: Një ekografi e parë mund të bëhet në moshën 25 vjeçare.Nëse është një gji krejt i qetë, kontrollet mund të bëhen edhe më të largëta.

Meshkujt nuk janë më pak të rrezikuar. Mjekët shprehen se sëmundja mund të shfaqet edhe tek kjo gjini, pavarësisht se incidenca është shumë më e ulët.

Anila Kristo: Për 100 gra ka një burrë të sëmurë.

Beteja mund të fitohet nëse sëmundja diagnostikohet në fazë të hershme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka një numër në rritje të grave dhe vajzave të prekura, por është ulur numri i vdekshmërisë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera