» Rradhë në ambasada, punëtorët e krahut kërkojnë vizë pune

Rradhë në ambasada, punëtorët e krahut kërkojnë vizë pune

Jo vetëm infermierët dhe të rinjtë po ikin nga Shqipëria por edhe punëtorët e krahut.  Rradhët para ambasadës gjermane të personave që aplikojnë për një vizë pune, është e gjatë. Ata dëshirojnë të ikin pasi rrogat janë shumë të ulëta.

Shumë të tjerë kërkojnë të bëjnë bashkim familjar. Ka edhe shumë zanatçinj të kualifikuar sidomos në fushën e ndërtimit. Sefedin Zerelli, ka marrë rrugët e Europës për tu siguruar një të ardhmen më të mirë dy fëmijëve të tij. Sipas tij, numri i personave që aplikojnë për vizë dhe kërkojnë të hyjnë me dokumente në shtetin gjerman po rritet ndjeshëm.

Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria vijon të jetë në nivele të larta. Gjatë vitit të kaluar, Gjermania ka dhënë rreth 3,600 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë për arsye punësimi.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera